Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Ndodh e mira në këtë ditë mrekullie! Pas 86 vjetësh falet namazi i Bajramit në Xhaminë e Madhe të Ajasofjes

Xhaminë e Madhe të Ajasofjes (bëhet fjalë për Shën Sofjen në Stamboll – sqarim ynë) është falur namazi i Bajramit të parë pas 86 vjetësh me pjesëmarrjen e mijëra qytetarëve që mbushën xhaminë brenda dhe zonën përreth.

Pas 86 vjetësh falet namazi i Bajramit në Xhaminë e Madhe të ...

Mijëra qytetarë përjetuan emocionin e namazit të parë të Bajramit në xhaminë e Ajasofjes në Stamboll, e cila u përdor si kishë për 916 vjet dhe më pas si xhami nga viti 1453 deri në 1934. Pas kësaj me një vendim të marrë ajo ofroi shërbim si muze dhe javën e kaluar u rihap sërish për adhurim me faljen e namazit të xhumasë.

Qytetarë nga Stambolli dhe të ardhur nga qytete dhe shtete të tjera mbushën xhaminë dhe sheshin e Ajasofjes me dëshirën për të falur namazin e Kurban Bajramit. Ndërkohë është vërejtur intensitet në pikat e sigurisë që u formuan në zona të ndryshme për vajtjen në drejtim të xhamisë.

Falet namazi i parë i xhumasë në Xhaminë e Madhe të Ajasofjes pas ...

Qytetarët falën namazin e bajramit me sexhadet e sjella me vete mbi hasrat e shtruara në sheshin e Ajasofjes në vendet e përcaktuara nga bashkia me qëllim respektimin e rregullit të distancimit dhe kryerjen e adhurimit në një mjedis komod.

Para namazit të Bajramit, myftiu i Stambollit, Prof. Dr. Mehmet Emin Maşalı lexoi lutjen dhe namazi i parë i Bajramit pas 86 vitesh në Ajasofje u fal nga kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), Prof. Dr. Ali Erbaş.

Erdogan duke recituar Kur'an në Xhaminë e Madhe të Ajasofjes para ...

Po ashtu namazin e parë të Bajramit në Ajasofje e falën edhe kreu i Parlamentit të Turqisë, Mustafa Şentop, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Adil Karaismailoğlu, guvernatori i Stambollit Ali Yerlikaya, deputeti i partisë AK për Stambollin Ahmet Hamdi Çamlı dhe kryetari i bashkisë Fatih, Mehmet Ergün Turan.

Falet namazi i parë i xhumasë në Xhaminë e Madhe të Ajasofjes pas ...