Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Ndërron jetë nga koronavirusi shqiptarja në Itali

Të shumta janë rastet e shqiptarëve që kanë humbur jetën prej pandemisë së koronavirusit në vende të ndryshme të botës.

Ndërsa një lajm i hidhur vjen nga Italia, ku një shtetase shqiptare banuese në shtetin fqinj ka humbur jetën nga koronavirusi.

Identiteti i saj është bërë i ditur, ajo quhet, Shpresa Reçi (Allkanjari) dhe ka ndërruar jetë në moshën, 69-vjeçare në qytetin e Lodit në afërsi të Milanos.

Mësohet se ajo humbi jetën në spitalin e Lodit ndërsa në gjendje kritike për jetën është edhe bashkëshorti i saj.

E ndjera ishte emigrante nga Durrësi dhe ka lënë pas 3 fëmijë.

Leave a Reply