Muret ranë, por këto 10 shfaqje të Teatrit Kombëtar nuk do të harrohen kurrë

Pas 2 vitesh rezistencë për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nga artistët dhe shoqëria civile, në orët e para të ditës së sotme, nisi shembja e kësaj godine. Në këtë teatër, një vend që mbart shumë histori dhe një ndërtesë më vlera monumentale, janë luajtur disa nga shfaqjet më të paharrueshmë shqiptare ndër vite. “Xing.al” vendosi t’jua rikujtojë sot disa prej këtyre shfaqjeve ku kanë luajtur aktorë të mëdhenj e shumë të vlerësuar.
1.Halili dhe Hajria u vendos në skenë në vitin 1950, një dramë e shkruar nga Kolë Jakova, me regji të Besim Levonja. Drama “Halili dhe Hajria” tregonte trimërinë e luftëtarëve të Malësisë së Madhe në luftën me pushtuesit turq.
2.Karnavalet e Korçës, një komedi e shkruar në vitin 1936 që rrëfen historinë e një familjeje shqiptare në Korçë, qytetin e serenatave. Dy prindër duan të martojnë me çdo kusht vajzën e tyre duke e vënë atë në situata komike.
3.”14 vjeç dhëndër”, një nga veprat më të njohura të Andon Zako Çajupit, që me anë të humorit godet zakonin patriarkal të martesave në moshë të re. Gjino, 14 vjeç martohet me Marigonë, 20 vjeçe, një martesë e destinuar të dështojë. Vepra është shkruar me humor, por në fund merr karakterin e tragjikomedisë.
4.Prefekti, një komedi nga Besim Levonja u vendos në teatër në vitin 1973. Në këtë komedi ku interpretonte artisti shumë i dashur për publikun, Robert Ndrenika, përqeshet prefekti i Tiranës gjatë kohës së pushtimit fashist. Tiranasit e vjetër në këtë komedi paraqiteshin si të korruptuar dhe fshatarët që banonin afër Tiranës si fanatikë.
5.Gjenerali i ushtrisë së vd ekur, është një vepër e shkruar nga Ismail Kadare dhe që është vënë në skenë me regji të Pirro Manit. Kjo dramë tregon historinë e një gjenerali italian që emërohet me një mision të vështirë në kërkim të eshtrave të ushtarëve italian të rënë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjenerali kërkonte veçanërisht Kolonelin e famshëm Z, që e përballi me shumë sfida dhe stërmundime.
6.Zonja nga qyteti, një komedi e shkruar nga Ruzhdi Pulaha, me regji të Agim Qirjaqit, e vendosur në skenë në vitin 1975. Komedia tregon historinë e teto Ollgës e cila jeton në fshat me vajzën e saj, Meli. Jeta e Ollgës është plot bëma dhe situata qesharake që e kanë bërë personazhin e saj të pavd ekshëm.
7.Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, një vepër e shkruar nga Dritëro Agolli, e vendosur në skenë në vitin 1983, me regji të Fatos Haxhirajt. “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, është një kronikë e karrierës së një zyrtari në kohën e komunizmit dhe vartësit të tij, Demkës. Zylo i jep vetes vlera që nuk i takojnë dhe veprimet e tij e çojnë në gabime trashanike.
8.Lumi i vd ekur, një nga dramat më të arritura të teatrit, e vënë në skenë në vitin 1975 me regjisoren Drita Agolli. Vepra e shkruar nga Jakov Xoxa, është interpretuar nga artistë të mëdhenj dhe tregonte periudhën e viteve ’30 në fshtrat e Shqipërisë.
9.Pallati 176, komedia e paharrueshme, e shkruar nga Adelina Balashi dhe e shfaqur në vitin 1986 me regji të Alfred Bualotit dhe Andon Qesarit. Kjo komedi shqiptare vazhdon të pëlqehet nga çdo moshë dhe në të kanë luajtur aktorë shumë të dashur për publikun si Roland Trebicka, Elida Janushi, Pavlina Mani, Violeta Manushi, Eva Alikaj, Ilir Bexhani, Anastas Kristofori.
10.”8 persona +”, një komedi e shfaqur në teatër në vitin 1994, me regjisor Andon Qesarin dhe Ferdinand Radin. Nga kjo komedi kanë dalë edhe disa nga batutat që i dëgjojmë sot e kësaj dite si “Zemra do bëjë të sajën”, “Ta rrah kam frikë se më rreh”. Një komedi e interpretuar nga aktorë shumë të famshëm si Luiza Xhuvani, Roland Trebicka, Yllka Mujo, Luftar Paja, Pavlina Mani e shumë të tjerë./Xing.al
Ju cilat shfaqje kujtoni që nuk janë në listë?