Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Moti këtë javë vjen me surpriza të mëdha : Mësoni se si do të jenë temperaturat në të gjithë vendin

Më poshtë po ju njohim rreth situatës meteorologjike që parashikohet për javën që presim përpara!

Qershor i paqëndrueshëm dhe temperatura jo të larta ka qenë kryefjala e javës që lamë pas. Por nga sa parashikohet edhe java që presim përpara pritet të të jetë relativisht e paqëndrueshme, me reshje shiu të herëpashershme dhe temperatura me ato që i ngjajnë vjeshtës dhe jo verës.

Në këtë mënyrë pothuajse e gjithë java (përjashto këtu ditën e Premte) do të ketë mot me vranësira mesatare dhe të dendura por edhe intervalet e herëpashershme me diell dhe afatshkurtra.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar; lokalisht të lartë në formën e shtrëngatave stuhive dhe rrebeshit shoqëruar me breshër.

Reshjet me këtë itensitet do të jenë kryesisht në relievet kodrinore-malore (ultësira perëndimore reshje kryesisht të dobta) ndërsa sic u tha edhe më lartë dita e Premte do të ketë mot me kthjellime e vranësira kalimtar.