Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Mos u habisni, por deri më tani mund t’i keni veshur gabim

Mos u çudisni nëse në këtë artikull do të zbuloni se gjithë jetën tuaj i keni veshur re çipetat gabim. Nëse asnjëherë nuk jeni ndjerë rehat me to, nëse gjithmonë keni dashur t’i hiqni dhe të mos i vishni më kurrë na lini t’u shpjegojmë si qëndron puna.

Në fakt, re çipetat janë bërë për të qenë të rehatshme dhe e gjithë “magjia” e tyre qëndron në mënyrën e saktë të veshjes. Para pak kohësh një markë e njohur të brendshmesh filloi të shiste reçipeta me manual. Për t’i mësuar vajzave dhe grave mënyrën e duhur të të veshurit.

Si fillim duhet që re çipetat t’i puthisni mirë poshtë gjoksit dhe të siguroheni që nuk keni lënë asgjë jashtë. Një palë të mira dhe në masën e duhur të ofrojnë që në atë moment mbështetje.

Më pas duhet që pa vendosur ende rripat mbi supe t’i mbërtheni. Nuk duhen shtrënguar shumë fort, pasi mund të krijojnë shtypje të gjoksit dhe pasojat mund të jenë të tmerrshme. Në fund vendosni rripat dhe t’i ngushtoni.

Nuk është e nevojshme t’i lini të dy rripat në të njëjtën gjatësi, pasi supet tuaja mund të mos kenë të njëjtën lartësi. Gjithashtu mundohuni të mos i shtrëngoni shumë rripat për të ngritur gjoksin, pasi kjo nuk është aspak e shëndetshme.