Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Mos pini më qumësht në mëngjes/ Ideali qenka kosi, ja përse

Produktet e bulmetit janë një pjesë e rëndësishme e çdo regjimi të shëndetshëm ushqimor. Megjithatë, në disa aspekte, përzgjedhja e llojit të duhur të produkteve të bulmetit bën një ndryshim të ndjeshëm.

Përse Duhet Të Hash Kos Çdo Ditë - Shëndet Gjatë Gjithë Vitit ...

Pasuria e Ushqyesve Tek Kosi dhe Qumështi
Si qumështi ashtu edhe kosi janë të shkëlqyer sa i përket pasurisë së kalçiumit, kaliumit dhe vitaminës  Qumështi
Qumështi përmban edhe tryptophan, vitaminat B2, B12, K dhe A. Ai është gjithashtu i pasur me proteinë por edhe fosfor. Shumica e këtyre ushqyesve gjenden më shumë tek qumështi i lopës. Qumështi në përgjithësi ndihmon në uljen e tensionit të gjakut por ai rekomandohet edhe në uljen e rrezikut të sëmundjeve kancerogjene, mbipeshës, diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.

Qumësht i Skremuar apo Qumësht me Yndyrë - Cilin Duhet të Zgjidhni ...

Kosi
Kosi i përmban me bujari të gjithë ushqyesit e lartpërmendur por edhe proteinë, zink, vitaminë B5 dhe probiotikë. Këta të fundit janë një prej ndryshimeve më madhore mes qumështit dhe kosit Probiotikët janë të domosdoshëm për shëndetin e stomakut dhe tretjen. Kosi i shtëpisë i fermentuar me farë natyrale është i pasur me probiotikë por përmban edhe sasi më të larta të kalçiumit dhe kaliumit. Probiotikët në fjalë kurojnë problemet me aciditetin në stomak, ulçerën dhe zorrët.

A duhet të shqetësohemi për Aflatoksinën në qumësht? | Shoqeria ...

Cili rekomandohet për mëngjes
Për shkak se tretet më lehtë dhe ka më shumë probiotikë, kosi është më i rekomandueshëm për mëngjes. Mund ta kombinoni me fara të ndryshme apo drithëra për më shumë energji gjatë ditës.. Edhe qumështi mund të konsumohet pa problem, por duhet të keni parasysh se stomaku do më shumë kohë për ta asimiluar.

Podiumi – Si bëhet kosi?