Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Mos harxhoni më lekë me detergjentë për pastrimin e xhamave, me këtë përbërës që keni në kuzhinë do i bëni xixë

Larja e xhamave kërkon jo vetëm zhdërvjelltësi prej superheroi por edhe shumë mund. Për të lehtësuar punën tuaj dhe për ta përshpejtuar atë, ekspertët këshillojnë përdorimin e uthullës së mollës për një pastrim rrënjësor të xhamave.

5 mënyra praktike si të përdorni uthullën e mollës për lëkurën - Top Channel

Për të përfituar tretësirën e duhur e të përshtatshme për xhamat ju duhet ta përzieni sasi të barabarta të uthullës me ujin e nxehtë. Përdorni një sfungjer për të larë xhamat me ujin me uthull dhe sigurohuni ta shtrydhni atë përpara përdorimit.

Më pas fërkojini xhamat me drejtim nga lart poshtë. Xhamat duhen pastruar kur nuk ka ndriçim të drejtpërdrejtë të diellit. Pas larjes, shpëlajini xhamat normalisht dhe përdorni një napë të pastër për tharjen e tyre.

Tretësirën e uthullës ju mund ta fusni në një shishe spërkatëse dhe të përdorni një leckë pastrimi në vend të sfungjerit dhe larjes së zakonshme.

Nëse xhamat kanë njolla të forta e të ngjitshme, atëherë lajini ato paraprakisht me ujë dhe sapun, dhe më pas fërkojini me uthull. Nëse xhamat janë të turbull pas larjes, mund të përdorni një uthull të bardhë e cila ka tendencën t’i lërë xhamat pa turbullira.

Sa i përket leckave të pastrimit, ekspertët këshillojnë që të përdorni gazetën, letrat e kuzhinës dhe napat prej mikrofibre.

3 truke të thjeshta për të pastruar shtëpinë me uthull molle - Pastrimi