Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Monika s’shkoi në finale/ Donaldi i bën premtimin e madh: Një pjesë të atyre parave do t’i japë unë

Beniada është konkurrentja e dytë që shkon në finale e Big Brother Vip. Mes saj dhe Monikës, publiku zgjodhi Beniadën për t’ju bashkuar Ilirit duke lënë kështu aktoren në ethet e eleminimit.

Pas përfundimit të spektaklit, Monika dhe Donaldi me një gotë verë në duar biseduan në lidhje me 2 finalistët e tjerë të cilët do të shpallen ditën e premte.

Gjatë bisedës, Donaldi i premtoi Monikës se nëse ajo nuk do të shkojë në finale dhe ai do të jetë fituesi i çmimit të madh, atëhere lekët e finales do t’ja japë ai aktores.

“Nëqoftëse nuk je në finale dhe unë do jem ai që do fitoj, lekët e finales do i kesh nga unë”, tha Donaldi, ndërsa Monika falenderoi aktorin për fjalët e mira që i tha.