Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Monika Lubonja zihet keq edhe me Arjola Demirin? I ka thënë: Maloke dhe kaluar malokes është…

Mëngjesin banorët kanë komentuar lojën që “Vëllai i Madh” u kishte rezervuar kësaj radhe. Banorët duhej që të futeshin në disa kuti dhe kishin për të qëndruar sa më gjatë të jetë e mundur.

Teksa po komentonte lojën, Monika shprehet për Arjolën se është “kokë maloke” dhe se nuk dilte nga kutia. Sipas saj, edhe Arbëri dhe Dritani kanë qëndruar shumë të fortë, pasi ishte lojë mjaft e vështirë.

Biseda mes banorëve:

Monika: Maloke është

Arjola: Pa i hëngër ata të pestë nuk dal. Nuk dilja pa dalë mashkulli i fundit nga aty

Monika: Është kokë maloke kjo. Atë çfarë pashë unë me sytë e mi, se Vëllai i Madh i di vetë, Arbëri dhe Tani kanë qenë çunat që nuk i kanë nxjerrë këmbët fare. Erdha, u shtriva në krevat e ngrihesha prapë. E kisha mendjen te Tea, pastaj sa çohesha vija te ju, vija te kjo e i thosha lëre, lëre.

Tani: Ku ishte vendosur Arjola?

Arjola: Te këmbët e Donaldit. Ishte shumë ftohtë.

Monika: Të gjashtë kamerat ishin tek Arjola. Më thirri Vëllai i Madh, e i thashë paska qenë maloke e kaluar malokut, i jam lutur që të dalë.

Arjola: Iliri më tha nuk dal pa 48 orë, i thashë do të të nxjerr e do të rri edhe dy orë më shumë. Para se të hynim në kuti, duke ja ngrënë shpirtin

Monika: Nga ana fizike nuk e bëja këtë.

He was the first man for me" / Arjola Demiri speaks more openly than ever before, tells her love story with her ex-husband - Gossip