Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Momenti spektakolar kur tufa e 50 elefantëve të egër kapërcen autostradën në Tailandë

Një tufë gjigande elefantësh të rritur e të vegjël ndalun trafkun sot teksa kaluan pesmes një autostrade kryesore në Tailandë.

Familja e më shumë se 50 elefantëve doli nga xhungla dhe kapërcyen rrugën Chachoengsao në lindje të Bangkok, teksa dhjetra banorë e oficerë policie ndaluan për t’i shoqëruar me sy.

Kryetarja matriarke udhëhiqte tufën me hapa të ngadaltë e ndjekur nga pjesa tjetër e tufës. Një nga elefantët ndaloi pak në rrugë teksa e gjithë tufa kryen kalimin në rreth 40 sekonda.

Kujdestarët e rezervatit i kishin ndjekur elefantët në rrugëtimin e tyre dhe njoftuan autoritetet për bllokimin e rrugës dhe parandalimin e aksidenteve.

Filmuesi i klipit Pratya Chutipat Sakul, tha: “Më shumë se 50 elefantë të egër kapërcyen autostradën, duke u zhvendosur një njëra anë e xhunglës te tjetra. Zyrtarët e botës së egër i kishin gjurmuar prej tre ditësh dhe kur e panë që lëviznin drejt rrugës thirrën policinë për t’i mbrojtur. Elefantët ishin shumë të qetë, as që i vunë re njerëzit e mbledhur. Ndjehem me fat që pashë një pamje të tillë”.

Leave a Reply