Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Momente të zeza për Shqipërinë, regjistrohen raste rekord me Covid-19/ Më shumë 250 raste sot

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se nga 1398 testime kanë rezultuar 257 raste të reja me COVID-19 dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit.

Shqipëri: Të ndalim me ҫdo kusht kërdinë nga COVID-19 | Ballkani | DW | 24.03.2020

Janë shëruar 102 qytetarë, duke e çuar në 9864 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 83 raste në Tiranë, 29 në Fier,
27 në Durrës, 20 në Shkodër, 14 në Korçë, 12 në Berat, 11 në Elbasan, 8 në Mirditë, 7 në Lushnje 6 në Tropojë, nga 4 raste në Lezhë, Librazhd, Kuçovë, 3 në Kukës, Kavajë nga 2 raste në Has, Vlorë, Gjirokastër, Pogradec, Ura-Vajgurore, Divjakë, nga 1 rast në Krujë, Devoll, Kamëz, Mat, Tepelenë, Dibër, Prrenjas, Roskovec, Memaliaj, Gramsh,

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 249 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 65 vjeçar nga Kavaja, një 75 vjeçar nga Elbasani dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 70 vjeçare, një 71 vjeçar, një 77 vjeçare.

Albania Adopts Punitive Fines for Breaching Coronavirus Restrictions | Balkan Insight