Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Momente të zeza nga koronavirusi në Shqipëri/ Sot ka marrë më shumë jetë se më parë dhe 645 raste të reja

Situata e koronavirusit në vend është jashtë kontrollit dhe qeveria nuk po bën asgjë për të minimizuar p asojat e rënda të Covid. Gjatë ditës së sotme fatkeqësisht kanë humbur jetën 18 qytetarë, 8 prej të cilëve janë nga Tirana.

Shqipëri, 82 raste të reja me COVID-19

Ndërkaq janë edhe 645 raste të reja në 24 orët e fundit, ku sërish numri më i lartë është në Tiranë me 272 raste. Gjithashtu ditët e fundit ka rënë edhe numri i testimeve ku sot janë bërë 2201 tamponë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2.201 testime, 403 të shëruar, 645 raste të reja dhe 18 humbje jete në 24 orët e fundit. Janë kryer 2.201 testime, prej të cilave 423 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 645 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

272 raste në Tiranë, 56 në Durrës, 51 në Fier, 48 në Korçë, 30 në Kuçovë, 20 në Mat, 19 në Pogradec, 16 në Vlorë, 15 në Kolonjë, 14 në Elbasan, 13 në Krujë, nga 12 raste në Tepelenë, Dibër, nga 10 raste në Has, Sarandë, nga 8 raste në Devoll, Peqin, nga 6 raste në Mallakastër, Delvinë, Skrapar, 4 në Berat, 3 në Tropojë, 2 në Shkodër, nga 1 rast në Kurbin, Kukës, Lezhë, Malësi e Madhe.

Albania Adopts Punitive Fines for Breaching Coronavirus Restrictions | Balkan Insight