Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Mjeku Pipero jep lajm të keq: Na presin ditë më të vështira, respektoni këtë masë

Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero në “ABC-ja e mëngjesit” foli për situatën e koronavirusit, rritjen e rasteve të reja, të viktimave dhe rëndësisë që duhet t’i kushtojmë mbajtjes së maskave.

Mjeku që u dha shpresë shqiptarëve për covidin, Pëllumb Pipero ...

Gjatë intervistës Pipero tha se situata është serioze, por jo në kushtet për tu alarmuar. Po ashtu mjeku infeksionist i bëri apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos heqin dorë nga mbajtja e maskës dhe ruajtja e distancës.

Pipero sqaroi se duhet treguar kujdes edhe ndaj përdorimit të maskave, ndërsa sqaroi se përveçse duhet të ruhemi dhe të ruajmë të tjerët për shkak të COVID-19, po ashtu duhet edhe të oksigjenohemi.

Në këtë mënyrë theksoi mjeku infeksionit duhet kontrolluar tregu i maskave pasi jo çdo maskë duhet vendosur në fytyrë, sepse, maska, shprehet ai duhet të mundësojë edhe thithjen oksigjenit.

Sakaq theksoi se nga fundi tetorit apo fillimi i nëntorit mund të kemi edhe një vaksinë, por askush nuk duhet të presë një mrekulli nga vaksina, ndërsa shton se ka më shumë besim te ndërgjegjësimi i qytetarëve.

Mjeku Pipero: Tash në Shqipëri është piku i epidemisë, ja kur do ...

Pjesë nga biseda në studio:

“Në mjedise të mbyllura duhet domosdoshmërish edhe mbajtja e maskave. Ndoshta nuk mund të mbahet gjatë gjithë kohës por e këshilloj. Situata ka qenë, është dhe do të jetë shqetësuese, por jo për të vendosur alarmin. Shqetësuese, them sepse numrat janë në rritje, rastet në spitale dhe rastet e rënda janë shtuar dhe për fat të keq duket sikur ka dy realitete.

8-9 persona janë në gjendje kritike”, mjeku Pipero lajmëron ...

Një realitet jashtë spitalit ku duket sikur nuk ndodh gjë dhe më pas situata në spital që nuk është e lehtë. Secili nga ne duhet të ushtrojë përgjegjësitë e tij. Ky virus na ka rënë të gjithëve, edhe pushtetarët edhe qytetarët duhet të të tregohen të ndërgjegjshëm.

Surpriza në emision/ Përlotet mjeku Pëllumb Pipero - Gazeta Mapo