Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Mjeku Kalo trondit me rrëfimin: Paga ime nuk është rritur asnjë qindarkë prej 2013

Mjeku infeksionit Tritan Kalo gjatë gjithë periudhës së pandemisë nuk ka kursyer këshillat për kujdesin që duhet treguar ndaj virusit të ri por edhe thirrjet e vazhdueshme.

Në një status të fundit, Kalo ka reaguar dhe i është drejtuar qeverisë që të kthej sytë nga bluzat e bardha.

Sipas Kalos personeli mjekësor, që po përballet me këtë sfidë të rrezikshme që ka sjellë Covid-19, duhet trajtuar më me kujdes ashtu siç bëjnë vendet e tjera.

Duke sjellë një shembull nga presidenti francez Macron, i cili jo më larg se dje në ditën kombëtare të Francës, rriti pagat e personelit, Kalo thotë se edhe në Shqipëri duhet të mendohet një gjë e tillë.

‘PËR RIKUJTESË paga ime NUKU është rritur asnjë qindarkë që prej 23 Qershorit 2013. Me qetesimin e situatës në një të ardhme jo shumë të largët, PAK do të mendohet për rritjet e pagave në Shëndetësinë tonë Publike.

MENDONI dhe REAGONI me kohë JU drejtues të këtij vendi, sepse BURIMET NJREZORE CILËSORE nuku janë të pashterëshme në fushën e DHËNIES së PËRKUJDESIT MJEKSOR’, shkruan Kalo në reagimin e tij.