Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Mjeku i bën thirrje Manastirliut: Urdhëro urgjentisht ndalimin e përdorimit të dorezave, ja çfarë sjellin

Ish-ministri i shëndetësisë, Arben Beqiri i ka bërë thirrje Ogerta Manastirliut që të ndalojë përdorimin e dorezave në bare, shërbime publike apo banka. Në një shkrim në Facebook, thekson se dorezat bëhen vetëm përhapëse të infeksionit COVID-19 dhe te shume infeksioneve te tjera.

Reagimi i plotë: Ne shume bare, sherbime publike, banka, etj shoh personelin te mbajne doreza. I bej thirrje Min. Ogerta Manastirliu, dhe Komitetit te TaskForce qe sa me shpejt te urdherojne mosperdorimin e tyre ne keto sherbime. Dorezat behen vetem perhapese te infeksionit Covid dhe te shume infeksioneve te tjera.

Kujtojmë se me heqjen e masave kufizuese, Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje që njerëzit të respektojnë të gjitha masat për të mos përhapur sëmundjen Covid-19 dhe kërkojnë përdorimin e dorezave dhe maskave në ambientet me shumë njerëz.