Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Mjeku gjerman jep super lajmin e mirë për botën dhe tregon se cilët e transmetojnë më shumë Covid-19

Profesori i virologjisë, Hendrik Streeck nga Universiteti i Bonit ka thënë se nuk e shikon të mundur që të ketë një valë të dytë ose të tretë të koronavirusit në vjeshtë.

Ai është mjaft optimist për këtë gjë dhe thotë :

Unë nuk mendoj se do të kemi një valë të dytë apo të tretë. Unë mendoj se jemi në një valë të vazhdueshme.”

Gjithashtu ai ka thënë se nuk mendon se numri i të infektuarve do të shtohet pas hapjes së shkollave. Mjeku gjerman ka shtuar:

Nuk ka prova që studentët janë më infektivë se të rriturit. Duket më shumë sikur ato transmetojnë më pak viruse.

Mjeku Streeck është më shumë optimist sesa kolegu i tij i virologut, Christian Drosten, i cili tha se fëmijët mund të jenë po aq infektivë sa të rritur.

Por jo për mjekun gjerman janë të rriturit ata që infektojnë më shumë me koronavirus.

Megjithatë mjeku Streeck u ka bërë thirrje të gjithëve që të respektojnë masat kundër koronavirusit, pasi kjo është e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur.

Burimi: Bild/ Përktheu dhe përshtati: Gazeta Ora