Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Mjekët shqiptar u dehën në hotel në Itali, Spiropali: Shkuan për ta pirë një gotë e kanë hallall!

Elisa Spiropali është një nga ministret më të dashura për kryeministrin Edi Rama. Madje Spiropali është shprehur se Rama është si Skënderbeu. Së fundmi ministrja Spiropali ka ka dhënë një intervistë në emisionin ‘Zonë e Lirë’.

Gazetari Arian Çani e ka pyetur për gjobën që morrën mjekët shqiptarë për festën që kishin bërë në hotel në Itali. Lajm ky që bëri bujë të madhe dhe mori dhenë në shypin italian.

Spiropali tha se ata e kanë halllall gjobën dhe se kanë shkuar për ta pirë edhe një gotë.

Fjala e plotë:

Ata që dinë të fitojnë, dinë dhe të festojnë. Ata janë larguar me shumë nder dhe me shumë falenderime nga shteti italian. Ata kanë shkuar për të pirë një gotë, e kanë hallall gjobën, le ta kenë marrë. Të mos shqetësohemi për gjobën.
Gjatë kësaj inteviste gazetari, Arian Çani e pyeti ministren edhe për gjatësinë e kryeministrit Edi Rama. Pyetja e tij ishte kjo:

A është e vërtetë Elisa, që është zgjatur Ramsi këto kohë? Ka vajtur 202cm thonë?
Kurse ministrja Elisa Spiropali është përgjigjur kështu:

Po s’ka ku të shkojë më, nuk besoj, sepse do të bëhej e tepërt…

Leave a Reply