Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Meta: Nga nesër do shikoni një president tjetër

Presidenti Ilir Meta ishte mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Opinion” në “Tv klan”. Ai u shpreh se duke filluar nga nesër të gjithë do të shohin një president tjetër.

Meta tha se ai do të jetë më institucional, do të tregohet më i kujdesshëm dhe do të jetë i hapur në çdo kohë për takime zyrtare.

“Unë të premtoj për një gjë, nga dita e nesërme ju do të shikoni një President tjetër. Tepër institucional. Tepër i kujdesshëm. Një president që do të zbatojë me besnikëri kushtetutën e vendit, më dëgjo me vëmendje… Një president që nuk do të përfshihet më me biseda që lënë vend për hamendësime, apo për alibia… dhe që ta dish, me kryeministrin një, që është aktor kryesor politik, i hapur çdo kohë për takime zyrtare, për marrëdhënie zyrtare të mirëdokumentuara, edhe me dëshmitarë. Po kështu me zotin Basha si kryetar i opozitës, sepse ai është kryetar opozitës legjitime deri në zgjedhjet e ardhme”, u shpreh presidenti.

Leave a Reply