Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Merr një tjetër göditje fatale Putin/ Ukraina rimerr nën kontroll një zonë periferike të Kievit

Shpërthime, të shtëna dhe një shtëllungë e madhe tymi i zi është parë në rajonet veriore të Kievit, ndërkohë që Ukraina njofton se ka rimarrë nën kontroll një lagje periferike të Kievit.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, forcat ruse u detyruan të tërhiqen nga qyteza Mkariv, gjë që u krijoi mundësi fo rcave ukrainase të rimarrin kontrollin e një rruge të rëndësishme dhe të mos lejojnë rrethimin e Kievit nga veri-perëndimi.

Por sipas ministrisë, forcat ruse në afërsi të Kievit, kanë marrë pjesërisht nën kontroll disa lagje të tjera në veri-perëndim si Bucha, Hostomel dhe Irpin, zona që kanë qënë nën su lmin rus që kur filloi ag resioni gati një muaj më parë.

Fo rcat ruse kanë intensifikuar rrethimin e Mariuploit, në jug të Ukrainës, pasi fo rcat që mbrojnë qytetin, nuk pranuan të dorëzohen. Qytetarë që arrijnë të largohen përshkruajnë skena bom bardimesh të vazhdueshme, me trupa vikt imash të shumta të shtrira nëpër rrugë.

Por ofensiva e Kremlinit në pjesë të tjera të vendit po ecën shumë ngadalë, ose ka ngecur, për shkak të qëndresës së ukrainasve.

Deri tani rreth 10 milionë banorë janë larguar nga shtëpitë e tyre, një shifër e barabartë me popullsinë e gjithë Portugalisë, ose një e katërta e popullsisë së Ukrainës.