Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Më shumë se 40 vjeçe është po Eranda Libohova bën plazh edhe tani në tetor, me këto linja dhe vajzat e reja e kanë zili

Ndonëse jemi zyrtarisht në vjeshtë, duket se temperaturat e larta të fundjavës i kanë dhënë mundësi të gjithëve të vizitojnë edhe njëherë bregdetin dhe të shijojnë diellin pranë tij.

Këngëtarja e njohur, Eranda Libohova ka ndarë në llogarinë e saj disa poza nga plazhi ku shfaqet me bi kini duke qeshur në det.

“Ah ky moti ma ka gjetur piken e dobet ! 😍Pushim me kohe te plote !”, ka shkruar Eranda krah postimit të fundit, duke treguar se e ka shijuar plotësisht pushimin pranë detit.

Edhe më parë Libohova ka treguar se e shijon maksimalisht diellin dhe ngrohtësinë e tij, ndaj me siguri këto duhet të jenë ditët më të bukura për këngëtaren para se moti të ndryshojë duke i kursyer serish ditët me diell.