Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Me lot në sy sërish Beatrix/ Mos e ka mërzit Donaldi: Deklarata e saj: Prisja të më zgjidhte mua

Beatrix Ramosaj është shfaqur e zhgënjyer nga Arjola pasi ka pritur nga ajo ta shpëtonte nga zinxhiri i nominimeve në Big Brother VIP. ‘’Prisja që të më zgjidhte’’,- tha Beatrix duke mos e fshehur mërzinë nga kjo gjë duke shtuar se të njëjtën gjë priste dhe nga Monika.

’Erdhi dhe më tha që doja të të shpëtoja por jo kështu, jo ashtu… Realisht prisja që njëra ose tjera të më zgjidhnin mua. Nuk jam ngushtë për tu ngopur vetëm me fjalë’’,- tha këngëtarja. Marrëdhënia e prezantuesit Donald Veshaj me këngëtaren Beatrix Ramosaj këtë kohë ka qenë ndër më të përfolurat në mediet shqiptare.

Dyshja, të cilët kanë filluar një njohje brenda shtëpisë, po vazhdojnë të kritikohen edhe jashtë programit. Megjithatë, ata tani duket se dëshirojnë ta shijojnë çdo moment dhe t’i përkushtohen njëri-tjetrit. Së fundmi ka qenë Beatrix që ka bërë një deklaratë në lidhje me këtë duke thënë se dëshiron ta shijojë këtë eksperiencë. “Gjithkush, secili ka bërë jetën e vet. Dikush është beqar, dikush i martuar, eksperiencat shumë bukur”.

“Momenti im erdhi tani, kështu që më lini të jetoj faleminderit për mirëkuptim”, kanë qenë fjalët e artistes nga Kosova. Donaldi nga ana tjetër ka qenë i përfshirë në një raport me prezantuesen Bora Zemani, për të cilin u bë një reagim edhe nga ylli i “Përputhen”. Pas kritikave në internet, ajo tha se secili ka jetën e vet dhe se është i lirë të bëjë çfarë të dojë.

Raporti i Donald Veshajt me Beatrix Ramosajn ka qenë ndër më të komentuarit gjatë gjithë kësaj kohe. Dyshja, të cilët tani kanë filluar një njohje brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, po vazhdojnë të jenë në fokus te medieve e faqeve rozë.

Të njëjtit kanë folur sërish për atë që po bëjnë dhe se çfarë mendojnë për afrimitetin, duke qenë se është krijuar një situatë jo edhe aq e këndshme për shkak të raportit të Donaldit me prezantuesen Bora Zemani. Sidoqoftë, aktori nga Vlora duket se i ka gjërat e qarta të paktën kështu deklaroi edhe ditën e sotme.