Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Me 1 Qershor hapen çerdhet dhe kopshtet, protokolli i rregullave që duhen ndjekur

Me datë 1 Qershor do të hapen kopshtet dhe çerdhet. Ministria e Shëndetësisë ka hartuar së fundmi protokollin sanitar që duhet ta ndjekin me përpikmëri.

Për të shmangur grumbullimet e prindërve në këto institucione orari për sjelljen dhe marrjen e fëmijëve do të përcaktohet sipas një grafiku. Prindërit duhet të jenë të përpiktë në orar dhe duhet të ruajnë distancën 1.5 m.

Çdo ditë fëmijëve do t’iu matet temperatura me termometër digjital si dhe do t’iu pastrohen duart me solucion higjienizues. Fëmijët nuk do të dalin nga godina gjatë gjithë ditës por vetëm kur të ikin në shtëpi.

Fëmijët do të rrinë larg njëri-tjetrit, në një tavolinë me 10 karrige do të ulen vetëm 5 fëmijë; nuk do të përzihen me grupe të tjera as në kohën e pushimit; nuk rekomandohet organizimi i festave të ditëlindjes; lodrat e fëmijëve duhet të dezinfektohen, ato që janë prej cope duhet të lahen në lavanderi dhe të pëdoren nga i njëjti fëmijë deri në momentin e larjes.

Ambienti i kopshtit duhet të pastrohet vazhdimisht; punonjësit e kuzhinës duhet të vendosin maskë. Prindërit do firmosin rregullohet para se të çojnë fëmijët në kopsht. /”ABC News”

Leave a Reply