Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Mbulohet nga dëbora Elbasani/ Ja sa arritur dëbora, mbyllen disa shkolla

Reshjet e dendura të shiut dhe të dëborës janë rikthyer sërish në vendin tonë duke shkaktuar problematika të ndryshme.

Reshje dëbore në Elbasan, ja segmentet rrugore më problematike - Gazeta  Shqiptare Online

Emergjencat Civile në Elbasan bëjnë me dije se dëbora ka arritur në lartësinë 10 cm në aksin rrugor Librazhd-Steblevë, por nuk është ndërprerë qarkullimi i mjeteve.

Akutlaisht, kanë dalë jashtë funksionit disa kabina që furnizojnë me energji elektrike Nj.A Zavalinë, Labinot Fushën, Lagjen Nr.2 të Bashkisë Elbasan dhe Nj.A Orenje e Polis në Bashkinë Librazhd si dhe Nj.A Grabovë në Bashkinë Gramsh.

Ndërsa shkollat e katër fshatrave në njësinë administrative Kukur nuk zhvillojnë mësim pasi kanë dalë ujërat e përrenjve, të cilat rrezikojnë kalimin e nxënësve për në shkollë. Sa i përket prurjeve në lumin Shkumbin, ende është larg pikës kritike ndërsa përroi i Zaranikës ka pasur rënie në krahasim me një ditë më parë.

Në Nj.A Kukur kemi shkollat e 4 fshatrave që nuk zhvillohet mësim nga dalja e ujërave të përrenjve që rr ezi kojnë kalimin e nxënësve për në shkollë.