Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Mbani lotët nga pamjet! Nëna e tre fëmijëve i lutet çdo shqiptari për ndihmë: Do më nxjerrin nga shtëpia, më thonë mami dua bukë i vë me barkun bosh në gjumë

Dhurata Arapaj është emri i një gruaje shqiptare, e cila jeton në mjerim. Ajo ka tre fëmijë dhe po i rrit e vetme, Alberti 2 vjeç, Klea 7 vjeçe dhe Klevi 8 vjeç.

Dhurata është vetëm 37 vjeçe, i shoqi nuk e ndihmon dhe ajo ka mbetur e vetme, pa punë dhe me tre fëmijë që nuk ka me çfarë t’i ushqej. Redaksia e ”Revistës Ora” ishte sot pranë banesës ku ajo jeton. Një banesë e papërfunduar, ku çka bie jashtë futet dhe brenda.

Me lot në sy ajo tregoi:

Nuk është fare shtëpia ime është e vjehrrit. Më ka thënë shumë herë të dalë jashtë me tre fëmijë, ku të shkoj unë. Më shumë u vë të flenë me barkun bosh se sa u jap për të ngrënë dhe bukën na i blejnë komshinjtë. Ku të mb yte m unë, më thonë o mami duam bukë.”

Nëpër dyqane ajo ka rreth 900 mijë leke b orxhe, madje dhe ilaçet për fëmijët i ka marrë me bo rxhe. 800 mijë ka një kredi për të larë, që e ka marrë kur ishte shtatzënë pasi nuk kishte as një copë bukë t’u jepte fëmijëve. Dhurata kërkon të punojë po askush nuk i ka ofruar një punë dhe nuk ka ku t’i lërë fëmijët.

Si tregon ajo ndihmën e fundit nga Bashkia e qytetit ku e jeton e ka marrë para dy muajsh. Fëmijëve u gatuan vetëm makarona më shumë. Jashtë kamerave fëmijët qajnë dhe kërkojnë bukë. Numri i saj: 0684801227. Dhurata ka vetëm një telefon të tjetër i cili bën ‘Alo”. Fëmijët e saj ishin të zbathur. Më i vogli, Alberti dy vjeç i shkonte nga pas dhe i kërkonte bukë.

Më poshtë po sjellim edhe pamje nga shtëpia ku jetojnë dhe listat e borxheve, të cilat janë me shumicë.

Lista e borxheve vetëm në një dyqan