Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Lëkundje të lehta tërmeti në afërsi të Kavajës

Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar pak minuta më parë në afërsi të qytetit të Kavajës.

EMSC raporton paraprakisht se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.0, ndërsa epiqendra e tij ka qenë 9 km në lindje të Kavajës dhe 23 km në jugperëndim të Tiranës.

Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 19:27, ndërsa vatra e tërmetit ka qenë 5 km në thellësi të tokës.

Kujtojmë këtu që prej disa ditësh në vendin tonë janë regjistruar disa lëkundje sizmike, kryesisht në zonën e Durrësit dhe Korçës, të cilat kanë qenë me fuqi të ulët dhe pjesa më e madhe e tyre thuajse nuk janë ndjerë fare nga qytetarët.

Leave a Reply