Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Lajm i mirë për gjithë shqiptarët e Kosovës, rapohet se është hapur linja ajrore me Suedinë/ Ja kur nisin fluturimet

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se është hapur linja e re me shtetin e Suedisë. Sipas Aeroportit, ajo do të jetë aktive nga 12 qershori i këtij viti me Aeroportin “Växjö Småland” nga operatori GP Aviation.

“Kjo linjë ka paraparë fluturimet e saj dy herë në javë , të enjten dhe të dielën dhe me kërkesa të mjaftueshme do të vazhdoj gjatë tërë vitit”, thuhet në njoftim.