Lajm i bukur! Aktorja e njohur e humorit bëhet nënë për herë të parë, dalin fotot e bukura të vajzës

Pritja e ëmbël ka marrë fund edhe për Eliona Pitarkën. Ajo është bërë nënë e një vajze dhe lajmin e ka postuar pak minuta më parë në profilin e saj në Instagram.
Edhe pse në ditët e fundit të shtatzënisë, Eliona ka qenë e pranishme çdo të shtunë në “Klanifornia”, por edhe aktive në profilin e saj duke ndarë me fansat ndjesitë e pritjes së ëmbël.
Vogëlushja që sapo ka ardhur në jetë ka qenë e mezipritur nga Eliona dhe partneri i saj:
“Më në fund është këtu”, – shkruan aktorja pas fotos së parë të bebushes, emrin e së cilës ende nuk e ka bërë publik. Ndonëse portreti i vajzës është i mbuluar, mjafton roza dominuese e ambientit që përcjell emocionin e ëmbël të këtij momenti.