Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Kritike gjendja/ Regjistrohet numër rekord rastesh të reja me Covid-19 në Shqipëri

Dita e sotme ka shënuar një rekord rastesh në lidhje me koronavirusin në Shqipëri.

4 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, shkon në 6 numri i të ...

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, bëhet fjalë për 155 raste në 24 orët e fundit në vend. Ndërkaq dy pacientë kanë humbur jetën gjatë ditës së sotme.

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 932 testime të reja. Deklarata e plotë e Ministrisë së Shëndetësisë:

Në 24 orët e fundit në vendin tonë u kryen 932 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 34 raste në Tiranë, 24 raste në Durrës, 12 raste në Krujë, nga 9 raste në Korçë dhe Lezhë, 8 raste në Elbasan, nga 7 raste në Kurbin dhe Vlorë, 6 raste në Gjirokastër, 4 raste në Kukës, nga 3 raste në Fier, Kavajë, Përmet, nga 2 raste në Shkodër, Devoll, Lushnje, Mirëditë, Tropojë, Mallakastër, Divjakë, Peqin, Kolonjë, Gramsh, nga 1 rast në Mat, Ura Vajgurore, Klos, Vorë, Maliq, Patos.

Shqipëri, 4 viktima dhe 124 raste të reja me koronavirus