Kosova në momente të zeza! 13 shqiptarë humbën jetën nga koronavirusi dhe mbi 240 raste të reja

Kosova njofton se gjatë 24 orëve të fundit kanë vde kur 13 persona me koronavirus, duke çuar totalin e vikt imave në 249.
Ndërkohë sa i përket raportit ditor mes të infektuarve dhe të shëruarve ai vijon të jetë në krahun e infektimeve, çka do të thotë se piku ende nuk ka ardhur.
Në Kosovë janë konfirmuar 245 raste të reja, ndërsa janë shëruar 133 qytetarë.
Njoftimi i plotë:
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 468 mostra të marra nga ShSKUK dhe gj urm imi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 245 raste pozitive.