Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Koronavirusi/ Silva Bino jep lajmin e mirë për gjithë shqiptarët: Në vjeshtë dhe dimër do ndodhi kjo, mos kini merak se të gjithë…

Shefja e Departamentit të Epidemioligjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Prof.Silva Bino, gjatë prezantimit të strategjisë për periudhën vjeshtë dimër ka deklaruar se strategjia do të sigurojë kryerjen e testimit për të gjithë personat që do të kenë nevojë.

Silva Bino: Nuk ka më të infektuar që kanë ardhur nga jashtë ...

Bino ka theksuar se me strategjinë e re do të ketë përmirësim në disa drejtime, forcimi i kapaciteteve dhe teknologjisë, forcimi i procesit të plotë të testimit dhe në drejtim të përmirësimit të shkëmbimit të të dhënave laboratorike.

“Qëllimi i kësaj strategjie është që struktura jonë Kombëtare do të jetë e tille që të siguroj që çdo person i cili ka nevojë për të kryer një test për qëllim të diagnozës dhe parandalimit do ta kryejë atë në kohë reale. Kur themi përmirësim dhe teknologji të reja, themi përmirësim të të gjitha kapaciteteve dhe teknologjisë në drejtim të ekstratimit, në drejtim të procesit të testimi të plotë, në drejtim të informatizimit dhe përmirësimit të shkëmbimit të të dhënave laboratorike dhe në drejtim të futjes së testeve të reja që lidhem me testet e shpejta të cilat zbatohen në drejtim të tamponit, teste të shpejta në drejtim të identifikimin te antigenit si dhe ne drejtim të teknologjive si përshembull testimi i njëkohshëm për virusin e Gripit dhe virusin COVID pasi po përgatitemi për situatën e dimrit”, tha Bino.

Silva Bino: Serological Testing to Start Soon in Two Cities - Exit ...