Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Koronavirusi shp èrthen nga të gjitha anët, shifra rekord, ja sa raste u zbuluan në 24 orët e fundit, vd es një person

82 raste të reja me Covid 19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në vendin tonë, ndërsa burime nga spitali Inf ektiv bëjnë me dije se mëngjesin e sotëm ka humbur jetën dhe një 62-vjeçar.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se derimë tani në Shkodër janë zbuluar 18 raste të reja, 9 në Krujë, 8 në Durrës, dhe 6 në spitalin francez në Tiranë, ndërkohë që konfirmimi pritet të bëhet pas pak në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Prej më shumë se një jave tashmë shifrat e rasteve të reja janë të larta, dhe nuk po bjenë, ndërkohë që lajm i mirë derimë tani është fakti se numri i shtrimeve në spital, nuk ka pësuar ndonjë rritje të fr ikshme.

Deri dje në spitalin Infektiv ishin të shtruar 50 persona, 7 prej të cilëve në terapi intesive dhe një i intubuar. Derimë tani nga Ministria e Shëndetësisë janë hedhur poshtë zërat për rikthimin e masave shtrënguese, ndërkohë që ekspertët kërkojnë respektimin e masave të higjenës dhe të distancimit social.