Koronavirusi/ Gjermania mund ta zgjasë mbylljen deri në 31 Janar

Qeveria e Gjermanisë dhe 16 shtetet federale janë pajtuar që ta zgjasin mbylljen deri më 31 janar, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, shkruan tabloidi gjerman “Bild”, pa cituar ndonjë burim.
Gjermania ishte më e suksesshme se shumë shtete evropiane në menaxhimin e pandemisë gjatë valës së parë në pranverë, por kjo ndryshoi në valën e dytë.
Gjermania aplikoi mbylljen e dytë më 16 dhjetor, duke mbyllur shkollat, shitoret dhe restorantet pasi që mbyllja e pjesshme në fillim të nëntorit nuk solli efektin e pritur.
Të hënën në Gjermani janë regjistruar 9847 raste të reja me koronavirus, dhe janë regjistruar 302 të vdekur si pasojë e COVID-19. Gjermania ka një mestarë prej 140 të infektuarve të rinj për 100 mijë banorë gjatë shtatë ditëve.