Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Kishte 3 vite që kërkonte burrin e ‘humbur’, gruaja e gjen nëpërmjet telefonit atje ku nuk ia priste kurrë mendja dhe nuk ishte vetëm (FOTO)

Një grua, e cila kishte tre vite që kërkonte bashkëshortin e ‘humbur’, e ka gjetur aty ku s’e priste.

Jayapradha nga India e gjeti burrin nga një video të postuar në aplikacionin e njohur ‘TikTok’, tre vite pasi ai ishte zhdukur në vitin 2016.

Hera e fundit që ajo e kishte parë burrin me emrin Suresh ishte në vitin 2016 dhe që atëherë kishte menduar se atij mund t’i kishte ndodhur diçka.

Por, në fakt rezultoi se ai ia kishte mbathur nga përgjegjësitë.

Edhe pse e kishte kërkuar shumë, e kishte denoncuar rastin edhe në polici,Jayapradha nuk mundi asnjëherë të vihej në kontakt me bashkëshortin dhe policia e shpalli të ‘humbur’.

Sipas India Today, Suresh e kishte braktisur familjen, sepse kishte ndjerë që nuk i zgjidhte dot hallet e shtëpisë.

Ai ishte zhvendosur në Hosur ku punonte si mekanik dhe kishte nisur një marëdhënie me një grua transgjinore e cila shfaqej në videon e shpërndarë në TikTok.