Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Kiara nuk paska duruar më, përqafon dhe puth Luizin: Mua më mori malli

Luizi dhe Efi kanë dalë nga dhoma e izolimit pasi shumica e banorëve pranuan që të humbisnin 10 mijë euro për “lirinë” e tyre. Të vetmit që votuan kundër ishin Olta, Amos, Dea, Tea dhe banori i ri, Xhonatani.

Menjëherë pas daljes Luizi është takuar me Kiarën, e cila ka vrapuar ta përqafojë. Këngëtari e puthi në faqe dhe i tha se e kishte marrë malli.

Kujtojmë se dhe Kiara pranoi se po ja ndjente mungesën, ndonëse më parë ishte shprehur se donte hapësirë nga ai. Pa kaluar 24 orë nga izolimi i Luizit në dhomë, Kiara u shpreh se e ka marrë malli për të.

Duke biseduar me Bjordin në oborr, Kiara tha se mbrëmë në darkë foli përmes derës me Luizin dhe se nga ky veprim, u ul sërish shifra e çmimit të madh.

Kiara tha se nuk e dinte që kjo gjë nuk lejohet, por e mori vesh më vonë, pasi ishte afruar tek dera dhe kishte folur me Luizin.

Që prej mëngjesit, në pamundësi për tu marrë me Luizin, banorët kanë ‘sulmuar’ Kiarën. Ishte Olta ajo që rihapi edhe njëherë temën lidhur me qëndrimin e saj, për raportin Luiz-Kiara.

Ndonëse Kiara u përpoq të bindi Oltën se mendimi i saj është i gabuar, kjo e fundit tha se i qëndronte mendimit të saj që Luizi e dashurën atë, ndërsa Kiara nuk ndjen asgjë.

E lodhur nga kjo situatë, Kiara i kërkoi Oltës të mos merrej më me të, por të priste të dilte Luizi nga dhoma dhe të diskutonin bashkë lidhur me këtë çështje.