Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Kaq për vetëdijen tonë: Qytetarët e karantinuar hedhin valle në Qendrën e Studentëve

Qytetarët që kanë udhëtuar nga jashtë drejt Kosovës gjatë muajit mars kanë sjellë me vete edhe virusin vdekjeprurës COVID-19.

Për ta menaxhuar më mirë këtë situatë me ardhjet, Qeveria e Kosovës kishte vendosur që të gjithë qytetarët me pasaporta të Kosovës që hyjnë në pika kufitare, të karantinohen për dy javë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, shkruan Gazeta Shneta. Kjo masë u mor me qëllimin që ata të mbrojnë veten dhe familjarët e tyre në Kosovë.

Por, duket se ata nuk po e mbrojnë sa duhet veten e tyre. Në një video që po qarkullon në rrjetin social Twitter, një vajzë ka shkruar se si qytetarët në karatinë po hedhin valle njëri me tjetrin.

Ata nuk po respektojnë distancën sociale dhe po rrezikojnë të marrin virusin, nëse ndonjë nga ta është i infektuar.

Leave a Reply