Kanë ngrënë bashkë dikur, gazetari Zheji i nxjerr të gjitha: Rama më ka marrë dhe tha o kalbësirë…

Analisti Artur Zheji u shpreh se vendi ka nevojë për një rigjenerim në çdo sektor, në mënyrë që dhe e ardhmja të jetë më e shëndetshme.
Ai ka zbardhur telefonatën që ka patur me Ramën kur është emëruar drejtues i RTSH.
“Nuk jam një njohës i mirë i këtyre detajeve. Ka një parim bazë në urbanistikën e sotme. Një nga reformat e mëdha të Parisit, është që u bë një qytet i nëndheshëm për të siguruar ujërat e zeza, apo metrotë për qarkullimin e qytetit të madh, janë shumë nëntokë. Edhe ujësjellësit dhe transportuesit e energjisë elektrike.
Më kujtohet kur u zgjodha drejtues i RTSH, Rama më mori në telefon dhe më dha këshillë: Aty tha ka aq kalbësirë tha sa që duhet të mbyllet fare, aty shumica janë të paaftë. Duhet bërë një seleksionim. Kjo ishte rruga më e thjeshtë, unë s’e bëra dot. Ishte një ristartim drastik i një institucioni të kalbur realisht.
Gjëja që e linte atë të kalbur ishte fakti që nuk ke legjislacion që të jep të drejtën të ristartosh. Kryeministri në mandatin e tretë, nuk ka marrë kohë për një aparat ligjor, por ama të bëj një paketë ligjore që të marrë një fuqi të tillë për të ristartuar pjesët e kalbura të ekonomisë, për të rigjeneruar të gjitha sektorët për të paktën 30 vitet e ardhshme. Po të ishte Rama udhëheqësi i ndritur do e bënte këtë superioritet”, tha Artur Zheji për News24.