Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

”Ka shtëpi të tëra që i ka marrë uji para, nuk na ka mbetur më asgjë”/ Pamjet që vinë nga Gjermania të rrëqethin në shpirt

Të mërkurën (21.07), qeveria gjermane do të merret me paketën e parë të ndihmave për vik timat e përmb ytjes. Por është ende e paqartë çfarë shkatërrimesh ka shkaktuar shiu dhe përm bytja. Detajet e para janë marramendëse.

Gjermani: Më shumë se 100 të vdekur nga përmbytjet | Gjermania | DW |  16.07.2021

Ka shtëpi në Ahr ose Eifel që janë zh dukur krejt. Janë marrë me vete nga uji. Pak nga pak është duke u parë sa prej këtyre shtëpive janë zh dukur dhe sa ekzistojnë ende po janë shkat ërruar deri në themel. Dhe çfarë kanë shtëpitë brenda. Në vendin e quajtur Ahrweiler, ujërat e për mbytjes morën me vete tavolina, karrige, dollapë që notuan nëpër rrugë, pajisje hotelesh që përfunduan në llum.

Qindra ndërtesa janë prishur, thotë administratori i rrethit në Ahrweiler. Jo të gjithë kanë bërë sigurimin e shtëpive. “Shumë njerëz këtu kanë humbur gjithçka,” thotë Jürgen Pföhler. Por çfarë vlere ka kjo gjithçkaja?

Nëpër fabrika është e lehtë të nxirret vlera në shifra. Në Bad Neuenahr në landin e Renanisë – Palatinate ndodhet një fabrikë e furnizuesit të automjeteve ZF. Aty punojnë 280 vetë. Prodhimi ka muaj që është pezulluar. Prej përmbytjes janë mbushur me ujë sallat e prodhimit dhe magazinimit. Uji në fabrikë arriti nivelin 2 metra, thuhet nga ZF. 12 makina dhe një kamion kampingu i morrën me vete nga uji, ambientet u shkatërruan, dyshemeja u mbulua nga një shtresë e trashë balte.

Rrugët e shkatërruara dhe urat e rrëzuara do e bllo kojnë qarkullimin për një kohë të gjatë. Pavarësisht se në shumë vende rrugët janë pastruar nga llumi dhe rrënojat.