Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Ka qenë momenti më i vështirë në punën e saj/ Arbana Osmani: Big Brother donte dhe 2 javë të mbaronte, unë duhet të thoja Tani ndërroi jetë

Moderatorja Arbana Osmani kujtoi tek “Ëndërrtjerrësit”, momentin kur Presidenti i Top Medias, Dritan Hoxha humbi jetën dhe ajo duhet t’ia jepte këtë lajm banorëve të “Big Brother”.

“Humbja e Tanit na ka prekur jashtëzakonisht shumë të gjithëve. Më duhej të ikja ta jepja këtë lajm te banorët, ndërkohë që vetë isha e tro nditur. Ishim të tr onditur, jo vetëm se kishim humbur një njeri që na udhëhiqte, me të cilin kishim ndërtuar këtë ëndrrën tonë, por me humbjen e tij na u duk sikur humbëm busullën”, rrëfen moderatorja.

“Si pasojë e një aksi denti, Presidenti i Top Medias, zoti Dritan Hoxha ka vd ekur”, u tregoi ajo banorëve atëherë, të cilët, të izoluar dhe larg aktualitetit u tro nditën nga lajmi se një nga personazhet që kishte dhënë shumë kontribut për medien shqiptare, nuk ishte më.

“Big Brother donte dhe dy javë të mbaronte dhe ne nuk e dinim si do të shkonte. Thoshim çfarë do të bëjmë pa Tanin, për çfarë do të shkojmë më në punë”, rrëfen Arbana tek “Ëndërrtjerrësit”.

Dritan Hoxha do të mbushte sot 52 vjeç, trashëgimtarja e 'Top Channel' prek  me mesazhin, ka dy fjalë për të atin e ndjerë: Sa do të doja... - Gossip