Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Ka mbetur në Afganistan, djali i vogël që përloti botën i lutet futbollistit: Eja më shpëto mos më lër këtu

Murtaza Ahmadi u bë famshëm në vitin 2016, kur një fotografi e tij u bë virale në rrjetet sociale teksa kishte veshur një këmishë me emrin Leo Messi, e cila ishte bërë nga një qese plastike. Tani, realiteti i të voglit është shumë i ndryshëm.

Djali është 10 vjeç dhe jeton i fs hehur me familjen e tij në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit, pasi iu desh të iknin nga qyteti ku jetonin më parë.

Ai aktualisht po kërkon ndihmë për të lënë vendin pasi talebanët erdhën në pushtet. Djali dhe familja e tij i përkasin popullit Hazara, një grup që është vazhdimisht nën sulm, veçanërisht nga Shteti Islamik.

Në vitin 2016 Murtaza u takua me Leo Messin, i cili i dha një top dhe bluza të autografuara, edhe pse pas kësaj ai u përball me kër cënimet nga ekst remistët dhe frik ën e një rrë mbimi të mun dshëm, pasi mendohej se ylli argjentinas i kishte bërë një donacion.Advertisements

“Dua të udhëtoj në një vend të sigurt nga Afganistani. Ju lutem më shpëtoni nga kjo situatë ”, iu është drejtuar djali futbollistëve te botës, veçanërisht Messit, në mënyrë që ai të largohet nga vendi me familjen e tij dhe“ të luajë futboll në paqe ”.

Sipas të afërmve të tij, Murtaza jeton me frikën se talebanët do të arrijnë në shtëpinë e tij.