Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Jozefina Topalli shkruan letrën emocionuse për të madhin Jakup Krasniqi që tha s’jam unë as katolik as mysliman jam shqiptar: Rrëqethët vendin Jakup!

Ish-kryeparlamentarja e Shqipërisë, Jozefina Topalli, i ka përcjellë një letër publike ish-kryeparlamentarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili po përballet me ak uzat për kr ime lu fte dhe dje u paraqit për herë të parë para Gjykatës Speciale në Hagë.

Jozefina Topalli: Demokrati i vërtetë nuk djeg as mandatin as shkollat

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Topalli shkruan se është rrëqethur duke dëgjuar fjalën e Krasniqit, duke shtuar se ndihet krenare.

Turqia thotë se pret adresim të çështjeve me ShBA-në, por s’ia përmend emrin Bidenit
Postimi i Topallit:

“I dashur Kryetar Zoti Krasniqi!

Une jam sh okuar nga lajmet per a kuzat ndaj jush, dhe gjate gjithe ketyre diteve kam menduar gjithe kohen per ate qe po ndodh me Ju! Une kam patur e ruaj nje respekt te vecante per ju e veprimtarine tuaj.

Sot , me shume se dje, ne cdo fjale, ne cdo fjali shoh njeriun e fyer por dinjitoz dhe te vertete! Prove e pamerituar per ju, familjen tuaj e Kosoven kjo qe po ndodh me Ju! Sa krifica juaj eshte autoriteti me i larte moral!

Ne cdo situate , perballe te gjitheve , nje njeri i lire , vetem per te qene i tille, eshte gati per te paguar cdo cmim. Une si shume te tjere , jam prekur e rrenqethur duke degjuar fjalen tuaj te fuqishme! Por jam ndjere dhe krenare!

Surprizon Jozefina Topalli, zbulon qytetin ku do të garojë në zgjedhjet e  25 prillit