‘Jeni humanë’, italiani falenderon me lot në sy dy infermierët shqiptar (Video)

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar sot një video nga spitali i Breshias në Itali, ku shfaqet një pacient italian dhe dy infermierë shqiptarë. Italiani me lot në sy falenderon dy infermierët Suelën dhe Eduardin për punën e tyre dhe thotë se shqiptarët janë humanë.
“Kam lindur në Bresha. Dua të falenderoj Suelën dhe Eduardin për profesionalizmin e treguar dhe humanitetin. Ju falenderoj”, shprehet pacienti.
“Ju falenderojmë ne juve dhe ju urojmë shërim të shpejtë,”– i thonë infermeierët shqiptarë.
Manastirliu shkruan: “Suela dhe Eduardi po përmbushin misionin e tyre humanitar në ndihmë të popullit mik italian, për të cilin ruajnë një lidhje të veçantë. Sot, ata kanë mirënjohjen e pacientëve të prekur nga #covid19 në spitalin e Breshias dhe të gjithë së bashku, 30 mjekë e infermierë shqiptarë që po shërbejnë në vendin fqinj në këto ditë të vështira, kanë mirënjohjen dhe respektin e të gjithëve”.