Janë bashkë si çift, Evi Reçi uron Kledin për datëlindje

Romanca e Evi Reçit me Kledi Hysën prej kohësh ka marrë “dhenë” në rrjetet sociale. Ndonëse dyshja kanë vijuar të mos bëjnë ndonjë deklaratë publike, veprimet e tyre shpesh herë i kanë nxjerrë zbuluar.
Ditë e djeshme ish-banori i “Big Brother Vip” ka festuar ditëlindjen e tij të 39-të. Nëse menduat se ka munguar një reagim nga ana e Evit, po ju tregojmë të kundërtën.
Në vazhdimësinë e mesazheve të koduara, moderatorja ka ndarë në Instastoryn e saj një foto të saj bardhë e zi, ku krahas shkruan: “Gëzuar”-shoqëruar me gota shampanje. Ajo ka vendosur edhe një emoji plasëse për ditëlindje, duke lënë të kuptohet se ky është reagimi i saj publik për Kledin.
Kujtojmë që thathethemet për çiftin nisën fillimisht në rrjet kur qarkulluan foto të dy personazheve nga vende të njëjta, më pas udhëtimi i Evit në Austri, dhe intervistat e tyre konfirmuan të gjitha dyshimet.