Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Italia në gjurmët e Britanisë? A do shkohet drejt largimit nga BE

Mungesa e solidaritetit të treguar nga Bashkimi Europian ndaj Italisë në mes të emergjencës së koronavirusit ka shtuar ndjeshëm numrin e italianëve në favor të Italxit, thënë ndryshe daljes nga BE-ja.

Sipas një sondazhi të kryer nga ‘Tecnè Poll’, pakënaqësia e italianëve ndaj Brukselit është rritur në mënyrë dramatike.

Përballë zgjedhjes së “qëndrimit” apo “daljes” nga BE-ja siç bëri Britania e Madhe, 49% e italianëve duan largimin. Ndërkohë në favor të qëndrimit janë shprehur 51% e italianëve, ose thënë ndryshe një diferencë e ngushtë prej 2%, një shifër e cila nuk ishte regjistruar kurrë më parë.

Kështu përballë një referendumi për qëndrimin apo daljen nga BE, diferenca është fare e ngushtë. Për këtë thonë mediat italiane, mjafton të shihet loja e dyfishtë që po zhvillon Gjermania dhe ashpërsia e Holandës, në zgjedhjen ekonomike për frontin mbështetës. Teksa Italia po insiston për Eurobondin, Berlini dhe Haga nuk kanë ndërmend të ndërveprojnë, shkruan noa.al..

Propozimi i tyre ndalet te Mekanizmi Evropian i Stabilitetit, që të përdoret për të mbuluar shpenzimet e vijës së parë, ato mjekësore, çka bën që pakënaqësia e italianëve të rritet ndjeshëm.

Leave a Reply