Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Italia lëshon rreth 600.000 leje qëndrimi për emigrantët e paligjshëm

Italia do të japë të drejtën e qëndrimit në vend për 600,000 emigrantët e paligjshëm, pasi qeveria tha se ata dhanë një ndihmë thelbësore duke u kujdesur për të moshuarit dhe duke punuar në bujqësi gjatë krizës së koronavirusit.

Emigrantët e paregjistruar kanë punuar në fusha në të gjithë vendin për të mbrojtur furnizimet ushqimore.
Ushqimi në tryezën tonë vjen nga këto fusha. Tani ne duhet t’i dorëzojmë ato të drejta që u janë mohuar atyre që punojnë në to, tha Peppe Provenzano, ministër për jugun e Italisë.

Lejet, do të jenë të vlefshme për gjashtë muaj dhe do të jenë të rinovueshme dhe u propozuan nga ministrja e Bujqësisë, Teresa Bellanova.

Masa mund të futet në një dekret të qeverisë së përkohshme me efekt të menjëhershëm, por do të votohet në parlament pas 60 ditësh, sipas The Times.

Zonja Bellanova tha se detyrimi i migrantëve për t’u fshehur, mund të nënkuptojë shpërthime të sëmundjes, për shkak të mos kontrollimit të tryre shëndetësor.

Papa gjithashtu dukej që e mbështeste mesazhin dje, kur ai dënoi shfrytëzimin e ashpër të punëtorëve të fermave migrante në Itali.

Ai tha:
Mundet që kriza të na japë mundësinë që ta bëjmë dinjitetin e personit dhe të punës, qendrën e shqetësimit tonë.

Leave a Reply