”Ishe veshur me të bardha ke fyer nusen”/ Kritikohet Eranda për veshjen në dasmën e Arminës

Armina dhe Shkëlzeni kurorëzuan mbrëmë dashurinë e tyre në martesë me një dasmë ku ishin të ftuar shumë personazhe të njohur. Mes tyre ishte dhe këngëtarja e njohur Eranda Libohova.
Ajo ka publikuar në rrjete sociale foto ku shihet e veshur me një fuatan të gjatë e xhaketë të bardhë, por është kryqëzuar nga ndjekësit. Sipas tyre ajo ka thyer “kodin” se në dasmë duhet veshur vetëm nusja me të bardha.
“Nuk duhet të ishte veshja juaj e bardhë. Nuk ka rëndësi i gjatë apo i shkurtër”, “Sorry me gjithë admirimin si këngëtare, por është disrespekt të shkosh me veshje të bardhë në dasmë. Ka ca rregulla që duhen respektuar”, “Me të bardha? Sikur nuk lejohet”, i kanë shkruar disa prej tyre.