Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Infektohen shumë nxënës me Covid-19, mbyllet shkolla në këtë qytet shqiptar

7 nxënës të një gjimnazi në Memaliaj kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Vetëm një javë më parë u raportua për një nxënës të prekur.

Ai ka shfaqur simptoma të koronavirusit dhe pasi ka kryer testin, rezultoi pozitiv. Në të tilla kushte, tamponi u është marrë dhe nxënësve të tjerë ku shumica kanë rezultuar pozitivë.

Kjo ka sjellë mbylljen e klasës së 11 të këtij gjimnazi përkohësisht deri në shërimin e plotë të tyre. Nuk dihet ende nëse është prekur ndonjë pjesëtar i stafit.

Shqipëri, rritet në 42 numri i rasteve me koronavirus