Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Infektimi i të rinjve me Koronavirus, Tritan Kalo jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Mjeku Tritan Kalo ka bërë së fundmi një apel për qytetarët, me anë të një postimi në llogarinë e tij të facebook-ut. Në postimin në fjalë, ai shkruan se dukuri e veçantë në ecurinë e këtyre ditëve janë shtimet e rasteve në të rinjtë, nën 35-vjeç.

Kalo iu bën thirrje qytetarëve të zbatojnë këshillat për distancimin fizik, higjienën personale, ajrim të mjediseve, ushqim, hidratim, mbajtjen e maskave në mjediset e mbyllura dhe të mbipopulluara.

“Kohe kovidiane…4.07.2020…Një fundjavë si shumë të tjera në këto muaj sfide me Sars-Cov2/Covid-19….Fillon me “gjimnastikën e mëngjesit”, vajtja në këmbë në QSUT sepse mungojnë urbanët, vijon me mbëritjen në pavijon ku të pret Anxhi, një prej infermiereve tona të palodhura e cila gjendet aty pas një natë të ngarkuar, dhe pas veshjes se PPE-ve në pavijon fillojnë vizitat e bisedat për shqetësimet e të sëmurëve jo të pakët të këtyre javëve te fundit…

Një dukuri e veçantë në ecurinë e këtyre ditëve të kësaj “flame mbarëbotërore”, janë shtimet e rasteve në të rinjtë, nën 35 vjeç…Pamje e mëposhtme alarmuese të CT-Cannereve u përkasin pikërisht dy prej tyre….KURRË mos të harroni se Sars-Cov2/Covid-19 PREK ÇDO MOSHË si dhe lëndon me rrezik jetë marrëse jo vetëm ata me KOMORBOZITETE dhe MOSHAT e treta.….

BËNI kujdes vëllezër e motra….Zbatoni me bindje e përpikmëri këshillat e PROFESIONISTËVE për distancim fizik, higjienë personale, ajrim të mjediseve, ushqim, hidratimm, mbajtjen e maskave në mjediset e mbyllura apo të mbipopulluara….Përkujdesuni si për jetët tuaja por edhe të atyre që gjallojnë pranë jush…Tirana këto kohët e fundit sikur “nuk e ndjen fare” erën e dezinfektimit të rrugëve dhe të mjediseve publike, e jo vetëm…

HIGJINA kolektive është një domosdoshmëri në këtë sfidë…..Po ashtu miq, kolegë, dashamirës dhe bashkë kombas, Sars-Cov-2/COVID-19 NUK ka përkatësi partiake dhe ajo nuk “përkëdhel” të majtët apo të djathtët…Është nje virus sëmundje-shkaktues dhe jetë-marrës “Pa dallim Feje, Krahine dhe Ideje”…..MIRËBESIMI reciprok dhe NDËRGJEGJËSIMI kurrë nuk duhet t’ju mungojë….ASGJË nuk është e pamundshme kur NE bëhemi bashkë në përpjekjet tona….Gjelbërimi e frutëzimi i ullinjve në oborrin e spitalit Covid-1, Shërbimi i Sëmundjeve Infektive në QSUT, janë një dëshmitar i këtij optimizmi real…”, ka shkruar ai.