Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Ilda Bejleri lë ‘Top Channel’ për të prezantuar krah Ardit Gjebreas? Zbulohet e vërteta

Ditën e djeshme moderatorja Ilda Bejleri u përfol se do të largohej nga “Top Channel” për të shkuar në “Tv Klan”. Ajo u fotografua përkrah Ardit Gjebreas te “E diela shqiptare” dhe kjo bëri që të lindnin dyshime.

Së fundmi burime për “Anabel” kanë treguar se Ilda nuk do të largohet nga “Procesi Sportiv”, në “Top Channel” dhe prezenca e saj në “Tv Klan” lidhet me një event që do të zhvillohet te “E diela shqiptare”.

Rreth orës 18:00 emisioni do të kthehet në një sfilatë të organizuar nga Joni Peçi ku do të jenë të ftuar shumë personazhe të njohur si Inva Mula, Aurela Gaçe, Xhensila Myrtezaj, Bora Zemani, Ilda Bejleri, Eli Fara e të tjerë.

Leave a Reply