Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Iku nga Portokalli/ Xhemi Shehu habit me rrëfimin: Arbana më mban me lekë

Ku është Arbana është dhe Xhemi, apo ku është Arbana është dhe Xhemi? Ndoshta renditja e emrave nuk ka rëndësi pasi dy moderatoret e njohura janë thuajse gjithmonë bashkë, e me miqësinë e tyre disavjeçare na kanë treguar se shoqëria e vërtetë në media apo botën e artit nuk është thjesht sa për sy e faqe.

Sa shumë janë rritur, Xhemi Shehu fotografon dy djemtë e saj bashkë |  SHKODER.INFO

Dy vajzat e njohura realizojnë shpeshherë edhe rubrika me pyetje-përgjigje në Instagram-et respektive.

Për shembull në të fundit që bëri Arbana, në ndryshim nga ajo që prisnim më shumë zbuluam për Xhemin se atë vetë. Arbana u propozoi ndjekësve të drejtonin pyetje dhe vetë Xhemi do t’u përgjigjej drejtpërdrejt.

Kështu, dikush kërkoi të dinte nëse Shehu është ende e martuar. “Fakti që nuk e nxjerr tim shoq nuk do të thotë që nuk ekziston. Prej 10 vjetësh jam e martuar”, u shpreh ajo.

Po kush është mashkulli që ka bërë për vete një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar? Ai quhet Ervis Sula dhe është administrator i një shtypshkronje në Tiranë. Më tej, një tjetër kërkoi të mësonte arsyen/et se përse Xhemi e do Arbanën.

“Më mban me lekë, paguan shumë mirë (qesh)”, ishte përgjigjja e saj. Si e duron Arbanën si shoqe– ishte një tjetër pyetje.

“Kam pasur edhe më keq në shoqëri, është lule”-rrëfeu ajo.