Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Ideale kur vinë mysafir në shtëpi/ Ja si ta bëni kekun e veçantë pa gjalpë dhe vezë

Kjo recetë u përgatit nga Papare_thebeautyofsmallthings PËRBËRËSIT: 250 ml ujë i vakët, 50 ml vaj ulliri, 250 g miell, 150 g sheqer pluhur, 1 vanilje, 1 fryrës keku, 1/2 limoni të shtrydhur dhe lëkura e tij.

PËRGATITJA: Në tas bashkojmë miellin, sheqerin pluhur, fryrësin edhe vaniljen. Në një kavanoz me kapak ose gotë të madhe bashkojmë ujin, vajin, lëkurën dhe lëngun e limonit. E shtojmë te mielli edhe e përziejmë derisa të krijohet brumi i kekut, e vendosim në tavën e pjekjes. Furra duhet ngrohur më parë dhe pjekja të bëhet me 180 gradë për 45 minuta. Pasi ftohet plotësisht e ndajmë në dy pjesë edhe e mbushim me krem mjedre ose nëse nuk prisni dot si puna ime sa të ftohet ia hidhni sipër dhe e zbukuroni me një dekor minimalist, një degë mente.